Arrestohen dy shqiptarët që u kapën në “shtëpi bari” në Spanjë


Policia ka arrestuar në flagrancë dy shtetas shqiptarë ditën e sotme në Spanjë pasi rrisinin sasi të konsiderueshme kanabisi në shtëpi.

Në kuadër të një operacioni policor në Katalonjë, i cili godet prodhimin e paligjshëm të lëndëve narkotike, efektivët kanë kryer një kontroll fizik në shtëpinë e dy shqiptarëve të cilëve nuk i është bërë i ditur identiteti, duke gjetur dhe sekuestruar rreth tetëqind rrënjë kanabisi të cilat dy të arrestuarit i rrisnin nën llamba të fuqishme.

Policia e Katalonjës ka arrestuar dy bashkëatdhetarët për prodhimin dhe kultivimin e kanabisit. Ata janë dërguar në burgun e Barcelonës ku do të presin dënimin nga gjykata.

Në vitin 2022, policia katalanase sekuestroi 26 ton sytha kanabisi, tre herë më shumë se në vitin 2021, dhe arrestoi dy mijë e 130 persona

Comments

Popular posts from this blog

"I dogji rrobat Almës dhe fshiu të gjitha bisedat"/ Gazetarja zbulon detaje nga tragjedia në Shkodër: Erdgysi i dërgoi një mesazh kunatës...

Historia e panjohur dhe tragjike e vrasjes me tank të dy shokëve nga Shkodra në 1983