Në zonat më pak të frekuentuara të plazhit të Tales në Lezhë dhe ku nuk operon privati, mbeturinat vazhdojnë të mbeten problem. Sa për mos ndërhyrje nga institucionet e sa për kujdesin e munguar të pushuesve ka mbetje që duhen larguar. Këtë vlerësim ka bërë edhe korpusi i vullnetarëve që ndërmorën një aksion pastrimi brezin e rërës dhe parkut të pishave që shfrytëzohen për piknik nga pushuesit. Drejtuesi i korpusit të vullnetarëve Mentor Kikia tha se përveç domosdoshmërisë që bashkia të ndërhyjë është po kaq e nevojshme që edhe pushuesit dhe vizitorët të ndërgjegjësohen. Vullnetarët kërkojnë që çdo pushues të kujdeset për mjedisin duke mos lënë minimalisht mbetjet e tij në zona turistike por ti depozitojë në vendin e përcaktuar. Dhjetëra të rinj dhe familje, i janë bashkuar kësaj lëvizjeje vullnetariste mjedisore duke pastruar hapësira publike edhe në Zvërnec, Velipojë, Spille e zona të tjera. Në vitin e 16-të të aksioneve, apeli mbetet i njëjtë për qytetarët, për të mos e ndotur mjedisin.
Comments
Post a Comment