Banorët e Postribës në pikë të hallit/ Gurorja e Ndriçim Babasit i la pa ujë e pa kullotë, AKM dhe institucionet justifikohen paturpësisht

Banorët e Postribës në pikë të hallit/ Gurorja e Ndriçim Babasit i la pa ujë e pa kullotë, AKM dhe institucionet justifikohen paturpësisht


Pak javë më parë ekipi i ‘Replika’ udhëtoi drejt Postribës, një nga Njësitë Administrative të Bashkisë Shkodër.  Shkak për këtë rrugëtim ishte denoncimi i mbërritur pranë redaksisë sonë nga banorët e kësaj njësie, për një gurore që ushtronte aktivitetin e saj në Rasek të Postribës.Operatori “BABASI COO”, është pajisur me lejen mjedisore me PN-5249-06-2017, me vendodhje; Shkodër, Postribë, Mes, vendburimi Rasek, për veprimtarinë “Nxjerrja e mineraleve, rërës dhe argjilës nga minierat me shfrytëzim në qiell të hapur dhe nga guroret”.

 

Deri në këtë pikë jemi në rregull, pra është një kompani e cila ka marrë një leje, konform të gjitha rregullave, për të shfrytëzuar një vendburim. Krahas këtyre rregullave të zbatuara me rigorozitet, mesa duket vetëm në letra, banorët ngrenë një sërë shqetësimesh të tjera:

Po e nisim nga më e lehta, vetëm pak metra poshtë gurores, jetojnë dhjetëra familje. Mes tyre edhe familja e Bashkim Uruçit.  Po të shikoni këtë fotografi, duket qartë që nëse ndonjë nga këta banorë del dhe punon tokën, gurët që shkëputen nga mali, e zënë poshtë. Por kompania nuk ka menduar aspak për këtë pjesë.

Nëse shkojmë më tej, sërish referuar kësaj pamjeje, po poshtë vendburimit, është edhe një kanal vaditës. Pra, banorët e fshatrave të Postribës, presupozohet që duhet të vadisin tokat dhe të mbjellat me këtë ujë që vjen nga ky kanal.  Por a e dini çfarë? Ky kanal është inekzistent që nga dita që kjo kompani ka filluar punimet në këtë gurore. Pse? Është shumë afër mendjes që ta kuptosh. Gurët dhe zhavorri që bien nga lart e kanë bllokuar. Sipas dëshmisë së banorëve, kompania nuk e ka marrë kurrë iniciativën për ta zgjidhur një gjë të tillë, e aq më pak edhe vetë instiucionet.Një fshat shumë afër qendrës së Shkodrës. Por shumë larg syve dhe vëmendjes së qeverisë vendore në radhë të parë, e më pas edhe asaj qëndrore. Një tjetër ankesë, po kaq shqetësuese sa edhe e para, është fakti se, këta banorë normalisht jetojnë duke mbajtur gjë të gjallë. Sot, ata e kanë humbur mundësinë që të mbajnë të tilla, sepse kullota ose është shkatërruar, ose është mbushur me pluhura e po thahet. Duhet risjellë në vëmendje fakti se vit pas viti, banorët e Postribës kanë dalë në protestë kundër kësaj guroreje.Madje, ata nuk kanë qenë dakord që në fillim. Duke refuzuar të merrnin pjesë në dëgjesat publike. Por në një dokument që disponon replika.al, Bashkia Shkodër thotë se banorët kanë marrë pjesë në dëgjesë. Këta të fundit e mohojnë kategorikisht një gjë të tillë.

Më tej, ata kërkuan edhe pengimin e servitutit të kalimit për kamionët dhe makineritë e kësaj kompanie për të shkuar drejt vendburimit. Por a e dini çfarë, makineritë, siç tregojnë këto pamje, janë aty.

 Bashkia Shkodër, si organ përgjegjës për një veprim të tillë, e ka lënë evaziv miratimin. Por heshtja, sikurse e dimë të gjithë, pra mungesa e një miratimi zyrtar, nuk e pengon kompaninë që të fillojë dhe të shfrytëzojë shkresën e miratuar nga Agjensitë e tjera Qëndrore.

 

Search
 
Replika
Shkon në 50 000 numri i viktimave nga tërmeti tragjik në Turqi e Siri
Dy shqiptarë arrestohen nga Policia Italiane, sekuestrohen mbi 3 kg kokainë, me vlerë 300 000 euro
 Home/Ekskluzive/Banorët e Postribës në pikë të hallit/ Gurorja e Ndriçim Babasit i la pa ujë e pa kullotë, AKM dhe institucionet justifikohen paturpësisht ( Pjesa e parë)
Banorët e Postribës në pikë të hallit/ Gurorja e Ndriçim Babasit i la pa ujë e pa kullotë, AKM dhe institucionet justifikohen paturpësisht ( Pjesa e parë)
12 hours ago Ekskluzive, Aktualitet, Sirenë 1,368 Views

Pak javë më parë ekipi i ‘Replika’ udhëtoi drejt Postribës, një nga Njësitë Administrative të Bashkisë Shkodër.  Shkak për këtë rrugëtim ishte denoncimi i mbërritur pranë redaksisë sonë nga banorët e kësaj njësie, për një gurore që ushtronte aktivitetin e saj në Rasek të Postribës.

Bëhet fjalë për këtë gurore këtu:



Kjo gurore, thonë banorët, ka nisur aktivitetin e saj që në vitin 2017, fakt që pohohet edhe nga faximilet në QKB.

 

Operatori “BABASI COO”, është pajisur me lejen mjedisore me PN-5249-06-2017, me vendodhje; Shkodër, Postribë, Mes, vendburimi Rasek, për veprimtarinë “Nxjerrja e mineraleve, rërës dhe argjilës nga minierat me shfrytëzim në qiell të hapur dhe nga guroret”.

 

Deri në këtë pikë jemi në rregull, pra është një kompani e cila ka marrë një leje, konform të gjitha rregullave, për të shfrytëzuar një vendburim. Krahas këtyre rregullave të zbatuara me rigorozitet, mesa duket vetëm në letra, banorët ngrenë një sërë shqetësimesh të tjera:

Po e nisim nga më e lehta, vetëm pak metra poshtë gurores, jetojnë dhjetëra familje. Mes tyre edhe familja e Bashkim Uruçit.  Po të shikoni këtë fotografi, duket qartë që nëse ndonjë nga këta banorë del dhe punon tokën, gurët që shkëputen nga mali, e zënë poshtë. Por kompania nuk ka menduar aspak për këtë pjesë.

Nëse shkojmë më tej, sërish referuar kësaj pamjeje, po poshtë vendburimit, është edhe një kanal vaditës. Pra, banorët e fshatrave të Postribës, presupozohet që duhet të vadisin tokat dhe të mbjellat me këtë ujë që vjen nga ky kanal.  Por a e dini çfarë? Ky kanal është inekzistent që nga dita që kjo kompani ka filluar punimet në këtë gurore. Pse? Është shumë afër mendjes që ta kuptosh. Gurët dhe zhavorri që bien nga lart e kanë bllokuar. Sipas dëshmisë së banorëve, kompania nuk e ka marrë kurrë iniciativën për ta zgjidhur një gjë të tillë, e aq më pak edhe vetë instiucionet.



 

Një fshat shumë afër qendrës së Shkodrës. Por shumë larg syve dhe vëmendjes së qeverisë vendore në radhë të parë, e më pas edhe asaj qëndrore. Një tjetër ankesë, po kaq shqetësuese sa edhe e para, është fakti se, këta banorë normalisht jetojnë duke mbajtur gjë të gjallë. Sot, ata e kanë humbur mundësinë që të mbajnë të tilla, sepse kullota ose është shkatërruar, ose është mbushur me pluhura e po thahet. Duhet risjellë në vëmendje fakti se vit pas viti, banorët e Postribës kanë dalë në protestë kundër kësaj guroreje.

https://abcnews.al/banoret-e-postribes-ne-proteste-kunder-firmes-gurore-po-na-demton-ujin-e-pijshem/



Madje, ata nuk kanë qenë dakord që në fillim. Duke refuzuar të merrnin pjesë në dëgjesat publike. Por në një dokument që disponon replika.al, Bashkia Shkodër thotë se banorët kanë marrë pjesë në dëgjesë. Këta të fundit e mohojnë kategorikisht një gjë të tillë.



https://fb.watch/i0Yd5-Xt3o/?mibextid=2Rb1fB

Më tej, ata kërkuan edhe pengimin e servitutit të kalimit për kamionët dhe makineritë e kësaj kompanie për të shkuar drejt vendburimit. Por a e dini çfarë, makineritë, siç tregojnë këto pamje, janë aty.

 

Video Player

00:00
00:46

1. “WhatsApp Video 2023-01-29 at 9.55.36 PM”
0:46
 

Bashkia Shkodër, si organ përgjegjës për një veprim të tillë, e ka lënë evaziv miratimin. Por heshtja, sikurse e dimë të gjithë, pra mungesa e një miratimi zyrtar, nuk e pengon kompaninë që të fillojë dhe të shfrytëzojë shkresën e miratuar nga Agjensitë e tjera Qëndrore.

 



Një strategji e bukur kjo e përdorur nga Bashkia Shkodër, për mospengimin e punës, por edhe duke dale duarpastër në sy të banorëve.

 

Në vëzhgimin e bërë nga replika.al, pak metra larg shtëpive të banuara dhe fiks poshtë gurores, ndodhet ujësjellësi që furnizon me ujë gjithë zonën e Postribës. Sipas banorëve, punimi në këtë gurore apo vendburim natyror, ka ndikuar në ndotjen e ujit. Por a e dini se kur replika pyeti Agjensinë Kombëtare të Mjedisit se a janë ata në dijeni që në afërsi të gurores është edhe ujësjellësi, dhe nëse kishin marrë ndonjë masë për mosndotjen e tij, përgjigja ishte epike:

Ne pergjigje te pyetjes se trete qe ju parashtroni nqs jemi ne dijeni se shume prane saj eshte edhe ujesjellesi I fshatit ju bejme me dije se: Bashkia Shkoder, bazuar ne ankesen e banoreve te Njesise administrative Postribe ka derguar shkresen me Nr. 12957, date 23.08.2022 prane Miistrise se Turizmit dhe Mjedisit, ku kjo shkrese I eshte deleguar Agjencise Kombetare te Mjedisit per kompetence dhe verifikim me Nr. 6377/1 prot, date 20.09.2022. Agjencia Kombetare e Mjedisit e ka deleguar kete shkrese prane Agjencise Rajonale te Mjedisit Shkoder, Lezhe, Kukes, protokolluar prane nesh me nr. 7379/1 prot, date 23.09.2022. Agjencia Rajonale te Mjedisit Shkoder, Lezhe, Kukes ka ngritur grup pune me autorizim Nr. 1017/1 prot, date 29.09.2022 per verifikimin dhe monitorimin e situates ne terren. Nga verifikimi rezultoi se vepra e marrjes se ujit te pijshem ndodhet ne shtratin e perroit dhe si pasoje e kesaj mendohet se shkak I ndotjes se ujit te pijshem eshte bere rritja e prurjeve ne perroin e Rrasekut, I cili kalon siper vepres se marrjes se ujit te pijshem dhe ka shkarkime ne vepren e marrjes se ujit te pijshem qe furnizon disa fshatra te kesaj njesie. Turbullira, te cilat ndodhin vazhdimisht ne rastin e reshjeve te shiut, duke cuar ne kapacitet maksimal perroin dhe duke mbuluar te gjithe tubacionet, vepren e marrjes se ujit si dhe puseten mbledhese te ujit ne distance 30 m nga burimi, dhe per pasoje ka perzierje te ujit te perroit dhe te pijshem.Pretendohet se e njejta situate do te perseritet ne rast se nuk behet nderhyrje ne spostimin e vepres se marrjes nga shtrati I perroit. 

 

Sipas tyre, nuk ka asnjë ndikim nga ana e punimit në vendburim, por janë reshjet ato që e ndosin ujin. Pra, AKM, nëse e vërejmë hollë, nxorri edhe një tjetër shkelje, ndërtimin e gabuar të një ujësjellësi. Replika, padiskutim, do ta investigojë në vazhdim. Por nëse rezulton që ujësjellësi të jetë ndërtuar konform të gjitha rregullave, a mund të ketë qenë kjo përgjigje e Agjensisë rajonale të Mjedisit Shkodër, sa për të ‘larë duart’. Por gjithsesi, nëse kjo që thotë AKM do të ishte e vërtetë, atëherë përse në dokumentin që disponon replika, që është harta që është dërguar në AKM, lokacioni i ujësjellësit, nuk është pikënisja e tij, por vendi ku mbaron. Gjë që tregon që këtu kemi të bëjmë me një tjetër shkelje të rëndë dhe flagrante.

Për më tepër, kjo gurore, sikurse  e thamë, është shumë pranë zonave të banuara, teksa ligji parashikon si largësi minimale, të paktën 2 mijë metra në vijë ajrore. Por kjo në Postribë, është më pak se 250 metra.

Por AKBN, e mohon një gjë të tillë. Në përgjigjen për replika.al, ajo thotë se koordinatat janë conform rregullave.

A keni inspektuar ndonjëherë koordinatat e saj?
Në zbatim të Ligjit minerar nr.10304, datë 15.07.2010, i ndryshuar “Për sektorin minerar në Republikën e Shqipërisë”, neni 43, pika 3, lejet minerare të shfrytëzimit mbikëqyren 2 (dy) herë në vit nga Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore.

A përputhen ato në letër me ato fizike?
Koordinatat e miratuara në formatin e lejes minerare përputhen me ato në terren. Subjekti kryen aktivitet minerar brenda kontureve të lejes minerare.

Me të vërtetë që kjo gurore ka fituar një leje shfrytëzimi, me të vërtetë që edhe përgjigjet e institucioneve përgjegjëse janë të justifikuara mjaft mirë, por nëse ata do të riktheheshin dhe të ribënin një verefikim, kësaj here të pandikuar, do të gjenin shkeljet reale. Kujtojmë se replika ka sjellë disa problematika dhe shkelje sa i takon guroreve në vendin tonë. Megjithatë, ato vazhdojnë punën, dhe janë të përhapura si kërpurdhat.Kujtojmë se ‘Babasi COO’ ka nënkontraktuar një tjetër firmë për të kryer punime në këtë vendburim natyror. Bëhet fjalë për ‘NGA Group’ shpk me administrator Aleksandër Shytanin.

Comments

Popular posts from this blog

"I dogji rrobat Almës dhe fshiu të gjitha bisedat"/ Gazetarja zbulon detaje nga tragjedia në Shkodër: Erdgysi i dërgoi një mesazh kunatës...

Historia e panjohur dhe tragjike e vrasjes me tank të dy shokëve nga Shkodra në 1983