Posts

Showing posts from February, 2024

Unioni i Gazetarëve kërkon ndihmë për kolegun Zamir Dule: Është rëndë në spital!

Image
Gazetari i kronikës së zezë Zamir Dule, është shtruar me urgjencë në spital në një gjendje të rëndë shëndetësore. Ai ka shfaqur probleme me zemrën dhe është dërguar në spitalin “Hygeia” ku shërbimi mjekësor ka një kosto financiare që nuk përballohet, ndaj familja apelon për ndihmë. Situatën e papritur shëndetësore të Zamir Dules e bën të ditur vëllai i tij, ai që kujdesej për gazetarin e tërhequr prej vitesh nga profesioni dhe ka jetuar në vendlindjen e tij, fshatin Miras të Devollit. “Ndihmojeni Zamir Dulen! Gazetari i talentuar dhe kurajoz nuk ndodhet në shtratin e shtëpisë  duke lexuar por në shtratin e spitalit ‘Hygeia’  në Tiranë, ku u shtrua me probleme zemre dhe familja nuk ja përballon dot shpenzimin. Shpëtojeni jetën e gazetarit Zamir Dule”, shkruan kolegu Gëzim Hashimi. Jeta e gazetarit Zamir Dule është një dramë më vete dhe do të duhej një roman voluminoz për ta përshkruar. Ai ka qenë gazetar i gazetës së kohës “Koha Jonë”, kur u torturua nga SHIK dhe u përndoq,