Ndotje mjedisi në rrugën Shkodër-Koplik/ Banorët: Kjo situatë e njëjtë prej shumë kohësh

Krahas problemeve me qarkullimin rrugor në segmentin Shkodër–Koplik ndeshesh edhe më një problematikë tjetër siç është menaxhimi i mbetjeve.

Në shumë pjesë të kësaj rruge vërehen mbeturina të  hedhuara jashtë kontinierëve të cilat nuk pastrohen prej kohësh. Ndërsa problem mbetet edhe hedhja e inerteve në këtë aks rrugor. Një zonë problematike mbetet ajo tek ura e Vrakës, pranë shinave të trenit.

Kjo zonë është përdorur për depozitim të inerteve të ndryshme të dala nga punime apo rikonstruksione objektesh.

Comments